Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fredi Beleri, Greqia “kërcënon” me Integrimin në BE: Shqipëria ka bërë autogol

10:50 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
280845
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis e ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare për çështjen e Fredi Belerit si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”.

Gerapetritis u referua në trajtimin e çështjes nga qeveria greke duke mbështetur edhe njëherë qëndrimin se “paraburgosja e Belerit është e paligjshme dhe cënon shtetin e së drejtës”. Ai tregon se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke theksuar se këto çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni.

“Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, tha Gerapetritis, duke paralajmëruar se nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Ministri i Jashtëm grek theksoi prerë se nuk ka shans të vijojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE me një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Së fundi, ministri grek ka shtuar se mënyra e trajtimit të çështjes nga pala shqiptare përbën një pengesë serioze në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt familjes europiane dhe se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.

Giorgos Gerapetritis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.