Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Freedom House”/Shqipëria, një vend pjesërisht i lirë

11:04 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
freedom hoous
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti vjetor i “Freedom House” tregon edhe këtë vit se parimet demokratike, siç janë integriteti i zgjedhësve dhe të drejtat e emigrantëve po dobësohen për të 13-tin vit me radhë.

E në raportin për 195 vende, Shqipëria renditet tek vendet pjesërisht të lira, bashkë me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia renditet mes vendeve të lira..

Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, 86 syresh, apo 44 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 apo 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 50 apo 26 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.

Në raport theksohet se 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 syresh kanë shënuar ngritje.

Freedom House

Serbia ishte radhitur një vit më parë në mesin e vendeve të lira, por sipas raportit, ajo shënoi rënie për shkak të parregullsive në zgjedhje, fushatave kundër gazetarëve të pavarur dhe përqendrimit jo kushtetues të pushtetit në duart e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, përfshihet në raport për siç thuhet, përqendrimin e pushtetit shtetëror rreth vetes dhe grupit të tij, duke tejkaluar rolin e tij kushtetues.

Nga 50 vendet e radhitura në kategorinë jo të lira, 13 syresh janë në gjendjen më të keqe si Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Turkmenistani, Koreja e Veriut, Guinea Ekuatoriale, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Taxhikistani, Uzbekistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Libia.

Ndër gjetjet e raportit, është edhe dobësimi i Shteteve të Bashkuara si një kampion i demokracisë, që radhitet lart në mesin e vendeve të lira, por më poshtë sesa demokracitë tjera si Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar apo Kanadaja.

Shtetet e Bashkuara, sipas raportit, shënuan rënie në fushën e sundimit të ligjit, pasi politikat dhe veprimet e qeverisë kufizuan në mënyrë të papërshtatshme të drejtat ligjore të strehimkërkuesve, diskriminimi u bë i dukshëm në pranimin e refugjatëve dhe politikat e ndalimit të emigracionit ishin tepër të ashpra ose kaotike.

Raporti mbi “Liritë në Botë”, publikohet që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë rrjedhat botërore për më shumë se 45 vjet.

Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.