Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Frika nga epidemia, bien 10% shitjet me pakicë të karburantit

11:04 / March 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i rasteve me koranavirus dhe paniku për përhapjen e epidemisë në vend po jep efekte negative në disa sektorë të ekonomisë.

Ndryshe nga çfarë ndodhi në tregtinë me pakicë të artikujve ushqimorë ku shitjet u trefishuan menjëherë pas shfaqjes së dy rasteve të para me virus në vend, në sektorin e hidrokarbureve po ndodh e kundërta.

Përfaqësues të Shoqatës të Shoqërive Hidrokarbure në vend pohuan për “Monitor” se këto ditë shitjet e karburantit ranë me 10 për qind.

Shkak i uljes së shitjeve është reduktimi i lëvizjeve të qytetarëve dhe biznesit nga frika e përhapjes së epidemisë.

Në ditët e para të muajit, çmimet me pakicë të karburanteve pësuan ulje nga 6 deri në 8 lekë. Operatorët në vend pohuan se rënie e çmimeve reflektoi situatën e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Por rënia e çmimeve nuk rriti shitjet për kompanitë vendase.

Çmimet e naftës në bursa

Sot në bursa çmimet e naftës u rimëkëmbën, pas rënies historike që pësuan një ditë më parë, pasi investitorët presin që ekonomive t’u jepen stimuj të rinj për të përballuar efektet nga shpërthimi i koronavirusit.

Konkretisht, treguesi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar, Brent, u rimëkëmb me 7.9 për qind në 37.08 dollarë për fuçi të martën ndërsa treguesi amerikan West Texas Intermediate u rrit 7.5 për qind në 33,45 $.

Gjatë ditës së hënë, nafta ra me rreth 30%, duke shënuar tkurrjen më të lartë ditore që nga lufta e Gjirit të 1991.

Kontratat e të ardhmes së S&P 500 u rritën me 3.3 për qind, kur filloi tregtimi më vonë gjatë ditës, duke rikuperuar një pjesë të rënies prej 7.6 për qind të indeksit të hënën – rënia e tij më e madhe një-ditore që nga kriza globale financiare.

Operatorët e tregut vendas thanë se ulja e fundit e çmimeve në bursa pritet të reflektohet në vijim, gjithnjë nëse kjo rënie do të jetë e qëndrueshme./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.