Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku u rrit kohëzgjatja e përjashtimit të deputetëve nëse ata thyejnë rregullat gjatë seancave parlamentare, duket se i ka dhënë efektet menjëherë. Për herë të parë në seancën e sotme parlamentare nuk kishte më karrige të kthyera përmbys, flakadanë apo efektivë të Gardës së Republikës që të qëndronin në mes të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Aq e qetë ishte protesta, sa që në nisje të seancës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit parashikojnë përjashtim me 30-60 ditë për deputetët që prishin seancat plenare. Ky përjashtim shoqërohet edhe me efekte financiare, pasi deputetëve u mbahet paga për kohën e përjashtimit, çka duket se i ka stepur deputetët.