Kanë qenë të shumta familjet nga qarqet Kukës e Dibër që pas shumë vitesh migrim janë rikthyer në vendlindje, në qytetet Kukës, Krumë, Tropojë, Peshkopi, Bulqizë, Klos e Burrel si dhe në fshatrat e këtyre zonave.
Disa janë rikthyer se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme dhe të tjerë nga frika dhe ankthi që janë përfshirë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Më të shumtë janë banorët e Kënetës që kanë braktisur shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Këto qytete nuk kanë fuqi akomodimi në hotele dhe zgjidhja kryesore ka qenë ajo e strehimit pranë të afërmëve të tyre. /tirananews.al/