Ministri i Sigurisë në Jerusalem ka hedhur idenë e pajisjes së civilëve hebrej me armë. “Lufta tregon se është e nevojshme shpërndarja e armëve për qytetarët”, tha ministri Itamar Ben Gvir.
Duke iu referuar trazirave të majit 2021 në të cilat shpërtheu dhuna e gjerë në qytetet izraelite me popullsi të përzier hebreje dhe arabe, Ben Gvir tha se kishte udhëzuar shefin e policisë që të përgatitej për t’i bërë ballë një kryengritje të re.
Ben Gvir foli për shtypin në Sderot, një qytet pranë Rripit të Gazës duke theksuar: “Kam dhënë urdhër që nga sot të gjithë këtu të mund të ecin të armatosur”.