Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike, parti të cilën e krijoi sapo u largua nga postin i Presidentit të Republikës, dhe pas përplasjeve me ish kreun e PD-së së asaj kohe, Sali Berisha.
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.