Nga kontrollet e ushtruara nga policia rrugore për zbarimin e rregullave dhe parandalimin e aksidenteve, efektivët kanë evidentuar një të re e cila drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.31mg/l. Ndaj saj policia ka vendosur gjobë si dhe i ka pezulluar lejen e drejtimit me tre muaj.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 9 shoferë për drejtim mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, ka pezulluar 45 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe ka vendosur 1890 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.