Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fshati në Shqipëri ku të gjithë duan të ikin….

21:37 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karpeni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karpeni në Kavajë njihet si një nga zonat më të preferuara të turistëve gjatë stinës së verës, por aspak e tillë për banorët vendas. Që përpara vendosjes së sistemit komunist ky fshat buzë detit është lakmuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë vendosur këtu duke krijuar edhe atë që njihet si “Karpeni emigrant”. Emër ky, që merr një kuptim real duke konsideruar braktisjen masive që i është bërë fshatit nga ata që zgjodhën për të jetuar në anën tjetër të Adriatikut.

Sot në Karpen rrallë mund të ndeshësh në rrugë fëmijë apo të rinj. Në të paktat kafene të hapura mund të takosh vetëm pensionistë, të vetmit që kanë mbetur në këtë fshat. Të rinjtë kthehen në fshat vetëm për të takuar prindërit, apo për të përfunduar ndërtimet e mbetura përgjysmë.

Përballë shtëpive karakteristike të fshatit qëndrojnë sot vilat e reja disakatëshe të ndërtuara me paratë e siguruara nga puna në emigracion. Këto ndërtesa nuk i shpëtojnë aspak syrit për arkitekturën e veçantë dhe me shërbime luksi madje, por me një të përbashkët, braktisjen.

Aktualisht në Itali janë regjistruar 1500 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë emigruar për shkak të kushteve ekonomike. Kjo po ndodh edhe me të vegjlit e Karpenit. Përves braktisjes nga të zotët e shtëpisë, vilat tashmë po përballen me grabitjet.

Megjithatë Karpeni nuk është i vetmi fshat në zonën që po përballet me braktisjen. Arratisja masive e shqiptarëve për t’i shpëtuar varfërisë, nisi 28 vjet më parë, me anijet e famshme që u bënë lajm në të gjithë botën, për të mos u ndalur kurrë.

Kavaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.