Arrestohet makthi i bizneseve. Kristi Cinari 21-vjeç është prangosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ai akuzohet se grabiti Kredo.al dhe një farmaci brenda një harku kohor të shkurtër pak javë më parë në Tiranë.
GCinari ishte i pajisur me kartë identiteti false kosovare me emrin Blerim Krasniqi por pavarësisht kësaj përpjekje arratia e tij nuk ka zgjatur për shumë kohë pasi sonte u arrestua në kryeqytet.
Gjithashtu dyshohet se Çinari është dhe autori i grabitjes së farmacisë në 27 janar në Tiranë.
