Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Fundi i TV-show-t ‘Keeping Up With the Kardashians’ në selinë blu

17:46 / January 19, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
grida 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Arben Rrozhani

Partia Demokratike, me votën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, zgjodhi lidershipi i ri. Ish-presidenti dhe ish-ministri, Bujar Nishani, u zgjodh si kryetar i Këshillit Kombëtar, u konfirmuan nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, ndërsa Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm u zgjodh Kryetar i Komisionit të Apelimit. Juristë të brezit të ri në PD u bënë drejtues të sekretariateve në selinë blu. 
Por ajo që bëri lajm më tepër ishte shkrirja e posteve që mbanin Grida duma dhe Ervin Salianji, dy rishtarë politikë në selinë blu, por që kanë bërë më tepër bujë mediatike se Tritan Shehu që ishte bashkëthemelues i PD-së në dhjetor 1990. Duma nuk do të jetë më përfaqësuese për Marrëhdhëniet me Publikun, ndërsa Silianjit iu shkri ‘Aksioni Qytetar’.
Pavarësisht se mund të ketë shumë rezerva nga të mënjanuarit, ky ndryshim, pas rikthimit të disa figurave me kontribute në PD tregon se në selinë blu, po ndryshon diçka për mirë në rritjen e saj në sytë e popullit të zhgënjyer më shumë nga opozita se nga qeveria.
Largimi i Dumës dhe Salianjit i dha fund show-t televiziv ‘Keeping Up With the Kardashians’, me të cilin selia blu është prezantuar përpara publikut vitet e fundit. 
Nuk dihet se kush ishte këshilltari i keq i kësaj strategjie, por dihet se Basha mbeti në këtë kurth. Joshja, erotizmi, pamja e jashtme, skandalet rreth marrëdhënieve seksuale, u bënë më të rëndësishme se organizimi, jeta partiake në qendër dhe në bazë, aftësia për të afruar elektoratin e zhgënjyer nga 8 vite qeverisje dhe këto vite opozitë.
Nuk ishte një gjetje vetëm shqiptare. Matanë Adriatikut, manjati Silvio Berluskoni, bëri femrat e lidhura me ‘bunga bungat’ e tij seksuale, politikane që rrezatonin superseksizëm, botox dhe famë pornostaresh.
Grida ia mori mendtë aq shumë lidershipit të selisë blu sa arriti të bëhej edhe kandidate e PD-së përballë Gjushit të Durrësit, ‘ujk votash’, dhe e humbi me sukses garën e qershorit 2015, pa mohuar këtu blerjen e votave nga kandidati i majtë. Por përgjegjësia kryesore i mbetej figurës së Dumës që nuk mundi t’u ofrojë asgjë bashkëvendasve të vet, përpos linjave alla-Kardashian, aseti kryesor që e çoi deri në atë pikë të karrierës politike. Basha e ka kuptuar shumë vonë se ajo listë e natës vonë, përpara se të skadonte afati ligjor për dorëzimin në KQZ, ku ishin futur kandidatë fitues si Duma dhe Salianji, ishte fakti kryesor që PD-ja humbi thellë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, duke mos mohuar edhe blerjen e votave me paratë e drogës dhe të krimit, plus manipulimet zgjedhore.
Tani në PD pritet të fryjë era e seriozitetit politik. Nuk është se do të ndodhë çudia. Por të paktën nuk do të shkohet përpara elektoratit të lodhur me b***thë dhe baby-face,, por me program dhe ide se si do të vijë opozita në pushtet dhe çdo të bëjë ndryshe nga qeverisja ajtuale që po akuzohet për 1001 të zeza. / Marre nga FB

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

13:59 / May 18, 2025

Kush janë 41 deputetët që marrin mandatin nga lista e hapur

10:20 / May 17, 2025

Opinion/ Kjo është një ditë e bukur

21:44 / May 16, 2025

Të gjithë ndihen fitues…!

21:34 / May 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.