Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati”/ Braçe i revoltuar për Rafinerinë: S’është një uzinë por vetë Ballshi

10:49 / December 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace ballsh rafineria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës.  Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Për këtë situatë të krijuar ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij fundit i rafinerisë nisi që në vitin 2008 kur Sali Berisha ia dha një privati këtë pasuri kombëtare. 

Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit!

▪e para;

Rafineria e Ballshit nuk është thjesht një uzine ne atë qytet; është vetë Ballshi! Që nga viti 2008 kur një kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, për interesa të familjes dhe nen gojëmbylljen e shumë politikanëve në pushtet e opoziteë, një aset kombëtar jetik, mungesa e transparencës dhemb pa fund, madje te ngre nervat! Po e nis nga fundi; tani që rafineria po demontohet, po hedhin ne ajër togfjalëshin “e ka shitur banka”! Cila bankë? Ku hyn banka? Në 2008-tën Rafinerinë e Ballshit e bleu Rezar Taçi në një proces korruptiv, kriminal; Në 2013-tën, në korrik, fill pas humbjes së pushtetit nga familja, rafinerinë e Ballshit e shiti Rezar Taçi dhe e bleu një kompani e regjistruar ne nje parajse fiskale ne Ishujt Virxhin; Nga ajo ditë, në QKB nuk as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve; Në ekstraktin e Anika Merçuria etj, ka vetëm regjistrim te veprimeve përmbarimore. Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, çfarë pobën, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili është qëllimi?! Në atë rafineri kanë hyrë shumë deri para dy vitesh; e kanë perdorur, kanë shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur!

Tani, e vërteta është detyrim!

▪e dyta;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formës së prerë! Perse nuk zbatohen?! Në to ka jo vetëm detyrim për të paguar rrogat e punëtorëve, por edhe detyrim për të ruajtur asetin deri në shlyerjen e punëtorëve. Qeveria prej një viti-do vazhdojë edhe vitin tjetër, paguan rroga për punëtorët; ka bërë shumë mireë! Por detyrimi për rrogat e prapambetura është ndaj privatit, është vendim gjykate dhe i pa kapërcyeshëm me rrogat qe paguan qeveria. Nëse nuk ndodh këtu bie sistemi, biem në padrejtësi.

▪e treta;

Interesi publik ne rastin e naftës e derivateve te saj, është interes kombëtar, strategjik. Në jemi i vetmi vend ne Evropë me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mirëqenie për çdo qytetar. Por ne nuk kemi plan ne këtë drejtim!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.