Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fundi tragjik i 27-vjeçares, Taulant Balla: Duhet të konsultohen sa më shpejt ndryshimet ligjore mbi dhunën on-line

12:55 / February 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 27-vjeçare i dha fund jetës së saj, duke u hedhur nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale. Balla shprehet se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rrisin forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Ndër të tjera ministri thekson se duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. #AsnjëJustifikim ndaj dhunës as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, thuhet në reagimin e ministrit Balla.

27-vjeçarja ishte në proces divorci me bashkëshortin nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun, i cili është arrestuar lidhur me ngjarjen. Gjatë kohës së njohjes mes tyre, ai i ka bërë foto 27-vjeçares në momentet e tyre intime dhe më pas kjo foto është publikuar në rrjetin social TikTok.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.