RENEA ka ekzekutuar 71-vjeçari, Lefter Zhidru pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga ky i fundit në Elbasan. I moshuari nuk pranoi të vetëdorëzohet, ndërsa para ekzekutimit të tij u raportua edhe shkëmbim zjarri me RENEA-n.
Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.
Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarë