Fundjava që vjen parashikohet të jetë me diell, por shirat do të nisin pasditen e të dielës që do të vijojnë dhe të hënën e ardhshme.
Sipas Meteoalb, bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat gjatë pasditeve rrezikojnë shira në zonat malore. Fundjava paraqitet me kthjellime kryesisht ditën e shtunë por e diela do të rrezikohet nga shira të dobët e lokalë gjatë orëve të pasdites. Dita e hënë sërish sjell shirat në pjesën më të madhe të territorit.
Lexo edhe- Jeni mërzitur nga shiu? Përgatituni për plazh në fund të majit
Por pavarësisht rikthimit të shirave që vijnë pasditen e të dielës, duket se kjo fundjavë do të jetë fiks për plazh pasi temperaturat vijojnë të rriten dhe do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.