Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fushata në rrjetet sociale/ Kandidatët shpenzuan gjysmë milionë dollarë për sponsorizime

13:10 / May 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ribbet edit 1683974210
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve sociale.

Në një përpjekje për të arritur audiencat e reja, kandidatët sponsorizojnë postimet e tyre elektorale për të fituar avantazh ndaj kundërshtarëve.

Nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara, ndërsa Top Channel ka analizuar dhe 90 ditët e fundit, për fushatën lokale.

Kështu nga përllogaritjet, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka harxhuar më shumë para se Partia Socialiste, edhe pse diferenca është e ngushtë.

Në total partitë bashkë edhe me KQZ-në, kanë harxhuar rreth 103 mijë dollarë në financime për fushatat e tyre në 90 ditë në 12 qarqet e vendit.  Sa i përket renditjes së qarqeve në krye qëndron Tirana me 56 mijë dollarë të harxhuara, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça dhe Fieri.

Për kandidatët specifikë shumat më të mëdha janë harxhuar nga Erion Veliaj me 18 079 dollarë, por postimet e tij janë sponsorizuar nga Partia Socialiste e Tiranës. Pas tij, vjen kundërshtari në garë Belind Këllici që ka harxhuar rreth 13 821 dollarë te cilat i ka paguar vetë. Edhe bashkëpunëtori i Këlliçit, Grigels Muçollari rezulton se ka harxhuar rreth 3 mijë dollarë për fushatën e kandidatit të Bashkë Fitojmë.

Nga kampi i socialistëve kandidatja e Durrësit, Emiriana Sako vjen e dyta në radhë për shpenzimet me 5 125 dollarë paguar nga Partia Socialiste, ndërsa pas saj vjen Benet Beci i cili paguan privatisht. Një strategji e ndjekur nga socialistët është dhe financimi i kandidatëve nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, PS Shqipëri me 204 mijë ndjekës ku ka harxhuar në 3 muaj rreth 7381 dollarë.

Sa i përket kampit opozitar të bashkë fitojmë, Ilir Meta është politikani me aktiv me 8840 dollarë të harxhuara, i cili ka sponsorizuar takimet e tij por edhe ato të kandidatëve të ndryshëm.

Pas tij vjen kandidati i Shkodrës Bardh Spahia me 4226 dollarë të harxhuara. Ndërkohë pas tij vjen Luciano Boci me 1220 dollarë dhe  11 kandidatë të tjerë të koalicionit opozitar që kanë investuar më pak se 1 mijë dollarë për fushatat e tyre.

Edhe partitë që garojnë të pavarura kanë shpenzuar në Faccebook për Reklama politike. Më aktivi është Endri Shabani nga Nisma Thurje me 2402 dollarë, ndjekur nga Lëvizja Bashkë dhe PDIU. Pas tyre vjen Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.