Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fushata, protesta dhe qershori i “paqëndrueshëm”

10:37 / June 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fushata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”, është një fragment i këngës së Edi Ramës, në atë kohë kryetar bashkie i kryeqytetit në bashkëpunim me grupin e famshëm “West Side Family”.

Dhe ashtu është, në këtë qershor në Tiranë gjithçka mund të ndodhë. E përsa i përket skenës politike pritet të jetë një muaj “i nxehtë”, teksa maxhoranca çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit ndërsa opozita do të vijojë me protestat që kanë nisur prej disa muajsh tashmë.

Çelja e fushatës së socialistëve do të bëhet këtë të shtunë në orën 16.00 tek Parku Olimpik në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie do të shpalosin sot para mbështetësve të tyre programin për qeverisjen lokale në bashkitë ku garojnë.

Në një takim më herët me kandidatët, kryeministri i porositi që të mos bien pre e provokimeve të opozitës, pasi siç u tha ai mund t’ju dalin protestues në rrugë.

Lexo edhe – “Mund t’ju dalin protestues nëpër rrugë”, Rama porosi kandidatëve: Mos u provokoni

Ndërkaq, opozita vijon të deklarojë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor duke i quajtur ato një farsë të kryeministrit Rama. Madje në një nga takimet e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një tentativë për grusht shteti. Herë pas here në protestat e fundit ai përsërit se zgjedhje nuk do të ketë.

Lexo edhe- Basha: Shtyrja e zgjedhjeve s’cenon Kushtetutën! 30 qershori, tentativë për grusht shteti

Nga ana tjetër, kreu i shtetit Ilir Meta u tregua i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve apo të lërë mandatin e Presidentit në shërbim të zgjidhjes së krizës. Por kryeministri Rama është shprehur se shtyrja e datës së zgjedhjeve është antikushtetuese.

Lexo edhe- Meta i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve dhe të lërë mandatin e Presidentit

Ndërkaq sot lideri i opozitës Lulzim Basha ka parashikuar t’i bashkohet protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët janë në rrugë prej nëntorit të vitit të shkuar. E shtuar këtu dhe festimet për 1 qershorin e fëmijëve Tirana sot “vlon” nga njerëz të shumtë.

Qershori mund të jetë parashikuar me mot të paqëndrueshëm edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e verës, por mesa duket e paqëndrueshme do të jetë edhe situata politike në vend. Ky do të jetë qershori i fushatës, i protestave, i vendimmarrjes së Këshillit të Europës për çeljen e negociatave për anëtarësim. E në këtë kohë, vlen më së miri shprehja e kësaj kënge të shumë viteve më parë: “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”/ tirananews.al

qershori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.