Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fushatë pa gra! Berisha: Është gjykuar të përballen burrat me këtë realitet banditesk…

22:57 / September 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha u pyet sonte në “Opinion” se pse në këtë fushatë elektorale të PD-së mungojnë gratë. Ai tha se qeveria aktuale ka krijuar një ‘realitet banditesk’ me të cilin është gjykuar që më mirë të përballen burrat.

Por sipas Berishës, kjo përzgjedhje është e përkohshme. Ai u premtoi vajzave dhe grave që do kenë vendin e tyre në Parlament e qeverinë e ardhshme në rast se opozita fiton zgjedhjet e 2025-ës.

“Së pari, çështja e parë është një defekt serioz i diktuar për fat të keq nga një realitet dramatik shqiptar. Realitet lokal e qendor në të cilin bandat bëjnë ligjin. Bandat vendosin me vrasësit serial, me urdhër të Edi Ramës kudo. Në këtë kontekst, ndoshta llogaritë nuk janë mirë, por është gjykuar të jenë burra të cilët të përballen me realitetin. Garantoj gratë dhe vajzat demokrate dhe të mbarë shoqërisë tonë, se ato do kenë gjithë vendin që meritojnë në parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe në qeverinë e ardhshme të PD. Rezultati që diktohet nga bandat, është rezultat banditesk, që nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.”

Më tej, ai tha se përfaqësuesit e PD nëpër qarqe as nuk krahasohen me ata të mazhorancës.

“Askush nuk mund të më thotë mua se në vitin 2021, 2023 nuk u përdorën bandat. Bandat janë hanxharët e krimit me të cilët Edi Rama ekzekuton fletët e votimit, para se të futen në kuti. Me rivalët e tyre në krahun tjetër janë të pakrahasueshëm. A mund të krahasohet Belind Këlliçi me Erion inceneratorin?! Me Erion ‘5D’-në? Me Erion ‘pylli 1 milion’? S’krahasohen kurrë dhe shqiptarët poi  kuptojnë mirë gjërat. A mund të krahasohet Gaz Bardhi me Lubi Ballukun që ndërton rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se Kroacia?! A mund të krahasohet Ervin Salianji me Maznikun e mafies, që ka firmosur dosjen e Ndraghettës, që është delinkuent dhe një nga firmëtarët te 5D. A mund të krahasohet Gjekmarkaj, intelektual i shquar me Ulusi Manjën e çantave Loui Vitton, e di vetë ai…Si mund të krahasohet Flamur Hoxha me Pandeli Majkon që ka dosjen në të cilën flitet dhe për vrasje elektorale, e që Edi Rama ia tund mbi kokë Pandeli Majkos?! Pra, këta janë përfaqësues të opozitës, qytetarëve shqiptarë, kurse ata të Ramës janë përfaqësues të tij, të krimit elektoral, të korrupsionit, të krimit ordiner”, tha Berisha.

Berisha burra Fushate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.