Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Futboll/ Çelsi mund Mançester Sitin dhe shpall Liverpulin zyrtarisht kampion

23:26 / June 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara në Premier Ligë për titullin ka marrë fund edhe zyrtarisht, nëse kush kishte më dyshime. Liverpuli e ka siguruar sot matematikisht titullin pas 3 dekadave pritje, pasi ka parë nga TV se si Çelsi ka mundur Mançester Sitin që e ndiqte në distancë në vendin e dytë.

Pakkush kishte dyshime që skuadra e Klop nuk do ta mbyllte edicionin duke ngritur lart trofeun e shumëpritur, por siguria matematike e bën më mbresëlënëse arritjen e saj duke llogaritur se ka edhe 7 ndeshje për t’u luajtur deri në mbylljen e kampionatit anglez.

Çelsi sot dominoi përballë kampionëve në fuqi, duke shënuar e para me Pulishiç dhe duke kërkuar me ngulm golin që do të mbyllte sfidën. Por De Bryjn hapi duelin duke barazuar me goditjen e dënimit në fillimin e pjesës së dytë dhe Sterling më pas goditi shtyllën. Megjithatë, në minutën e 78 erdhi momenti vendimtar, kur Uilian transformoi me saktësi penalltinë e shkaktuar nga Fernandinjo pas një prekje topi me dorë në zone. Mesfushori i Sitit mori edhe të kuq duke bërë kësisoj më të thjeshtë punën e Çelsit që të administronte rezultatin dhe të merrte një fitore që kishte shumë vlerë në Liverpul, por edhe për londinezët.

Ata tashmë kanë 5 pikë diferencë nga Mançester Junajtid dhe Ullvërhempton që e ndjekin dhe duan t’i rrëmbejnë vendin e katërt që mban aktualisht skuadra e Frenk Lampard, një distancë sigurie që duhet ruajtur me çdo kusht në javët e fundit.

mancester sitin mund selsi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.