Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Bejkush Birçe

12:36 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejkush birce 1 750x543 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda Bejkush Birçe.

Ish-lojtari dhe trajneri i Kombëtares shqiptare është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon. Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Birçes, ndërsa thotë se ai ka dhënë një kontributë të madh në futbollin shqiptar.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes! Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë. Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta. U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.

Bejkush Birçe Kombetarja shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

11:24 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

11:20 / September 15, 2026

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:21 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton masën e arrestit për Veliajn

10:14 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.