FSHF bëri të ditur më herët se ka vendosur si datë për fillimin e kampionatit 3 qershorin, duke pritur tashmë vendimin e qeverisë. Por ndërkohë ka publikuar dhe kalendarin e ndeshjeve sportive për javën e 27-të të kampionatit elitar.
Sipas axhendës së publikuar nga FSHF, ndeshjet do të nisin në orën 17:30. Në këtë orar janë në program katër përballje, Kukësi-Luftëtari, Laçi-Teuta, Bylis-Tirana dhe Flamurtari-Vllaznia. Java e 27-të do të mbyllet me një nga sfidat më të rëndësishme, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, që do të luhet në orën 20:00. Ky është kalendari, që gjithsesi duhet ende të marrë “dritën jeshile”. Në pritje të saj, Federata dhe klubet vazhdojnë sipas programit, teksa që nga data 18 maj skuadrat e Superligës kanë vijuar seancat stërvitore në grup.

