Futbollistët e Kukësit premtojnë se do të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, madje ata ftojnë tifozët dhe gjithë shqiptarët të ndihmojnë me çfarë të munden.
Postimi i Klubit të Kukësit:
Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.
Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.
Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. /tirananews.al/
