Një incident është shënuar në pjesnë e dytë të lojës mes Gramshit-Ada ku një futbollist i kësaj të fundit ka goditur e fyer gjyqtarin pasi nuk ishte dakort për ekzekutimin e një penalltie.
Sipas burimeve zyrtare ai është shoqëruar në komisariatin e Gramshit.
NJOFTIMI
Gramsh/ Informacion paraprak
Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .
Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.