Gjovalin (Mikel) Alia është vënë në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit, ngjarje e ndodhur më 2 tetor të këtij viti.
Mësohet se ai është vetëdorëzuar, ndërkohë që më herët familjarët e tij ishin shprehur se nuk e besonin një gjë të tillë ndërkohë që janë ngujuar.
Sipas raportit mjeko-ligjor, 34-vjeçari u qëllua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë, ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi.
Lexo edhe- Shoku më i ngushtë e shiti për një dorë lekë, historia e tradhtisë që çoi drejt pritës Eri Zefin
Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në pikën ku u gjet i vrarë dhe më pas është kryer ekzekutimi duke dashur të humbasin edhe gjurmët, për shkak të terrenit të thyer.
