Pas mbledhjes së Kryesisë dhe ish-deputetët e partisë së tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur para gazetarëve, teksa duke rrëfyer për të dhënat sipas tij të varfërisë tha se kjo duket edhe në plazh.
“Të dhënat e fundit provojnë atë që kemi parë me sytë tanë në qytete e fshatra, madje dhe në plazh njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës. 31 % e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e ushqimit”, tha ai.
Për kreun e demokratëve prioritet absolut mbetet ndryshimi urgjent i kësaj qeverie. “Prioritet absolut mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i DASH dje e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Kjo është arsyeja se pse Edi Ramës iu mbyll cdo degë, deri në Poznan me zero financime, se si mund ti besohet një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh”, tha Basha.
