Një deputete e re e parlamentit të Malit të Zi bëri një gafë, e cila më pas u bë hit në rrjete, edhe për shkak të një fraze me konotacion ngacmues.
Draginja Vuksanoviç Stankoviç nga Partia Social Demokrate (SDP), tha gjatë një fjalimi që i referohej krizës me Kishën për shkak të Ligjit të Fesë se “Kush e shkruan ligjin për shtetin seksual (shekullar desh të thoshte, duke e përmisuar në moment)…, për shtetin laik”.
