Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gafa / Kamerat ‘kapin’ autorët që i vendosën tritol fasonerisë në Vlorë

09:16 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritol shperthim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisin hetimet per shpërthimin e fuqishëm qe tronditi qytetin e Vlorës mesnatën e së martës. Ngjarja ka ndodhur në një biznes privat (fasoneri), në afërsi të rrugës “Transballkanike”, biznes i cili rezulton në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Shpërthimi i fuqishëm ka krijuar panik te banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Pas hetimeve të para, ka rezultuar se ishte vendosur një sasi rreth 150 gramësh tritol pranë kompresorit, i cili ishte i instaluar jashtë ambienteve të fasonerisë, duke krijuar vetëm dëme të vogla materiale.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth objektit për të punuar për zbulimin e autorëve.

Nga burime të Policisë konfirmohet se është shoqëruar deri tani një person për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes. Bëhet fjalë për një person në cilësinë e dëshmitarit, pasi lidhur me autorët ata dyshohet se janë dy.

Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se janë parë në afërsi të zonës dy persona, por nuk dihet nëse janë autorët e vendosjes së lëndës eksplozive, pasi gjithçka pritet të konfirmohet edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Policia dyshon se mund të bëhet fjalë për thjesht një paralajmërim apo për të trembur pronarin e subjektit privat, një fasoneri që merret kryesisht me prodhimin e çorapeve, shkruan panorama. Dyshimet e tilla lidhen edhe faktin se sasia ishte vendosur jashtë ambienteve dhe në një vend që nuk krijonte shumë dëme, ndërsa sasia ishte vetëm rreth 150 gramë.

Pronari, sipas Policisë, nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë dhe organet e rendit. Nga marrja në pyetje e pronarit egjiptian, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se cilët mund të jenë autorët.

Pavarësisht kësaj, Policia po heton nëse gjithçka lidhet me ndonjë gjobë që mund t’i jetë vendosur apo për shkak të ndonjë konflikti, i cili mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të tij tregtar.

fasoneri kamera Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.