Shqipëria ka dyfishuar rezultatin me Moldavinë pas një gabimi amatoresk të portierit kundërshtar. Ka qenë Keidi Bare që në minutën e 34 ka realizuar me portën e boshatisur, duke gjetur kështu rrjetën e parë zyrtare me fanellën kuqezi.
Sokol Cikalleshi pas një këmbëngulje të gjatë në zonën moldavë ka arritur të zhbllokojë rezultatin në ndeshjen me Moldavinë. Sulmuesi ka goditur fortë në zonë dhe e ka bërë topin të pakapshëm për portierin.