Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gangsteri ekuadorian që ka frikë shqiptarët: Po dështove, të vrasin

11:29 / March 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media britanike “Daily Mail” vijon që të publikojë detaje të reja nga dokumentari që flet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Britaninë e Madhe, shqiptarët dhe lidhjet e tyre me trafikantët vendas. Këtë herë media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për shqiptarët.

“U ulëm në një restorant në portin e njohur të Guayaquil-it pasi unë konfirmova se kuptoja rregullat bazë të tyre. Nuk duhet ta identifikojë në asnjë rrethanë, nuk duhet të publikojë asnjë foto të tij. Nëse do ta bëja një gjë të tillë, më priste vdekja e sigurt”, tregon gazetari i Daily Mail, i cili sjell më pas dëshminë e ekuadorianit, për të cilin thotë se është një anëtar i një bande vendase, Latin Kings, që punon me shqiptarët.

Gazetari tregon se asnjëherë më parë, një trafikant vendas nuk ka thyer kodin e mafies për të treguar se si funksionojnë bandat shqiptare të krimit të organizuar. Me shpatullat e kërrusura dhe me një bluzë të gjerë, trafikanti nisi të tregojë që kokaina shkon përmes kontejnerëve nga Ekuadori drejt Europës dhe Britanisë. Njeriu që punon me shqiptarët është Carlos El Diablo. Ai punon me shqiptarët që jetojnë në Guayaquil. Ata janë përgjegjës për mallin dhe vlerën e kokainës.

“Shqiptarët japin paradhënie për dërgesat e kokainës, e cila zakonisht është gjysma që paguhet për ngarkesën. Shqiptarët nuk pëlqejnë t’i përshëndesësh kur nuk janë në punë. Një herë, një shqiptar më tha: Nëse do të më shihni pas këtij takimi, nuk njihemi. As mos më shiko fare”. Më tej, gazetari i Daily Mail, duke iu referuar zyrtarëve të Doganës së Ekuadorit, tregon mënyrën që përdorin trafikantët në porte.

“Ata marrin drejtimin e një kompanie. E krijojnë nga fillimi ose blejnë një ekzistuese, të cilën e përdorin për të fshehur kokainën përpara transportit. Metoda tjetër njihet si “rip on/rip off”. Me anë të kësaj metode, hapin kontejnerët me ngarkesa të ligjshme dhe fshehin aty kokainën. Më tej, ata përdorin vula të klonuara të doganës. Sapo kontejnerët mbërrijnë në Europë, kokaina merret nga bandat e tjera. Shumica e kontejnerëve që largohen nga Guayaquil me kokaina, mbërrijnë në Antwerp në Belgjikë ose Roterdam në Holandë, ku edhe aty thuhet se personeli doganor është i korruptuar”.

Carlos El Diablo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.