Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gara për kreun e PD përfundon në Gjykatë! Mereme Sela padi: U përjashtova në shkelje të statutit, pezulloni procesin…

19:50 / May 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mereme Sela1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mereme Sela po suprizon. Mjekja nga Fushë-Kruja të cilës iu refuzua kandidimi përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kryetarin e partisë, duke e kthyer 23 majin në zgjedhje pa garë, i është drejtuar gjykatës. Media ka mësuar se Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Në padinë që mediat kanë siguruar, Sela thotë se përjashtimi është bërë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.” 

Ajo kërkon pezullimin e procesit të zgjedhjeve të 23 majit e më tej pranimin e kandidaturës së saj.

Sela i kërkon gjykatës së Tiranës të shpallë të pavlefshme kandidatutën e Sali Berishës, duke i kujtuar nenin 46 pika 8 të statutit të PD, i njohur si neni “Basha” që parashikon ndërprerjen e mandatit të kryetarit dhe mos-lejimin e tij për të ri-kandiduar në momentin që humb zgjedhjet e përgjithshme. Kjo shkelje statutore mund të jetë karta më e fortë e Mereme Selës për të bllokuar në gjykatë zgjedhjet për kryetar të fund-majit.

“Në rast se Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht. Në këtë rast, atij nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie. Ky parashikim ka karakter imperativ dhe ndalues absolut duke mos lënë hapësirë për interpretim alternativ.  Për rrjedhojë, kandidimi i Sali Berishës është: në kundërshtim të drejtpërdrejtë me statutin, absolutisht i pavlefshëm dhe një akt që cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor“, thuhet në padi. 

Mereme Sela e kishte paralajmëruar edhe më herët kur u la jashtë garës dërgimin në Gjykatë të zgjedhjeve me një kandidat të Partisë Demokratike.

Edhe Ervin Salianji e ka kundërshtuar, por ai ka shmangur përplasjen juridike duke paralajmëruar betejë politike që do të përfshijë edhe informimin e ndërkombëtarëve dhe Partive Simotra Europiane mbi farsën zgjedhore në selinë blu.

5 kërkesat e Mereme Selës

1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;

2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;

3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;

4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;

5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.

image 5

gara gjykate kreun mereme sela PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.