Njëjtë si në sezonet e kaluara, e ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid vazhdon të jetë e dyshimte. Klubi madrilen po tenton t’ia gjejë atij një klub të ri, përderisa uellsiani s’e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu. Spekulimet për të ardhmen e uellsianit janë intensifikuar tani që është afruar afati kalimtar i verës.

Gazeta amerikane The Athletic raporton se Real Madridi ia ofroi një klubi të ligës elitare amerikane 30-vjeçarin. Megjithatë, oferta e madrilenëve s’u mor seriozisht nga amerikanët, të cilët e bënë të qartë se s’do ta blejë Bale këtë verë. Amerikanët e refuzuan ofertën për transferimin e Bale pasi që ata nuk duan të blejnë më lojtarë nga Evropë që janë afër pensionimit. Klubet e MLS tani duan lojtarë të rinj e të talentuar, që mund ta ngrenë nivelin e ligës.

Por, Real Madridi raportohet se nuk do të dorëzohet në tentimin për t’ia gjetur Bale një klubi të ri. Pasi që Zinedine Zidane nuk e do në skuadër uellsianin, ai pritet t’u ofrohet edhe klubeve të tjera amerikane. Pengesa më e madhe në këtë synim të Los Blancos është paga e Bale, pasi që klubet e tjera s’janë të gatshme ta paguajnë atë 14.5 milionë euro në vit. Për më tepër, Bale s’dëshiron të largohet nga Bernabeu dhe ka kontratë deri më 2022.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here