Berat Gjmshiti mund të bëhej sot heroi i qytetit të Bergamos, duke shkruar emrin në historinë e klubt të Atalantës. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, në ndeshjen kundër PSG kishte një mundësi të artë për të shënuar atë që do të ishte goli i 2-0 që do të kishte bërë pak më të sigurt ndeshjen për ekipin e tij e ndoshta do të kishte evituar përmbysjen 2-1 që kaloi PSG në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Por mbrojtësi nuk goditi si duhet para portës kundërshtare e kjo është ajo që qau edhe trajneri Gasperini pas përfundimit të sfidës.
“Ka keqardhje të madhe, iu afruam shumë dhe mungonte pakgjë. Dukej sikur do ia dilnim, mund të ishte një arritje e madhe. Por nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të falënderoj djemtë, të bësh më shumë se kaq ishte e vështirë,
Liga e Kampioneve është një turne shumë i veçantë, është turneu i episodeve dhe detajeve, ato të cilat vendosin rezultatin kur ka ekuilibër. Pavarësisht Mbape, kishim mbërritur deri në minutën e 90 dhe pastaj kishsim raste me Gjimshitin apo kundërzbritje që mund të bëheshin më mirë”, ishte pengu i Gasperinit për këtë eliminim të skuadrës së tij në ekstremin e ndeshjes.
