Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Gati gjyqi, Shakira mund të dënohet me tetë vite burg për evazion fiskal

19:15 / November 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shakira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja kolumbiane Shakira do të dalë në gjyq të hënën (20.11) me akuzën e mashtrimit të autoriteteve spanjolle. Ylli latin i popitdo të paraqitet në gjykatë në Barcelonë me akuzën e mashtrimit të autoriteteve tatimore spanjolle prej 14.5 milionë euro.

Muzikantja 46-vjeçare kolumbiane, e cila jeton në Miami me dy fëmijët e saj, përballet me tetë vjet burg dhe 24 milionë euro gjobë nëse shpallet fajtore nga gjykatat spanjolle. Çështja bazohet në pretendimin se në vitet 2012-14 Shakira kaloi më shumë se gjashtë muaj si banore e Spanjës, gjë që e bën atë përgjegjëse sipas ligjit të vendit, një pretendim që ajo e mohon.

Për të vërtetuar se ajo ishte banore në Spanjë, prokuroria thirri 117 dëshmitarë, mes të cilëve parukierë, teknikë studiosh, mësuese kërcimi, terapiste, estetiste, gjinekologë si dhe shofer të saj.

Këngëtarja akuzon autoritetet tatimore për drejtimin e një fushate për të “njollosur imazhin e saj” dhe përdorimin e emrit të saj për të sjellë në pajtueshmëri taksapaguesit e tjerë spanjollë, ndërsa prokuroria pretendon se ajo synoi qëllimisht të mashtrojë thesarin duke fshehur të ardhurat e saj në parajsat fiskale.

Mes thashethemeve, “Mbretëresha e Popit Hispanik” hodhi poshtë një marrëveshje që do ta mbante atë jashtë burgut, gjyqi pritet të zgjasë deri më 14 dhjetor. Sido që të jetë rezultati i çështjes, këngëtarja përballet me akuza të veçanta për mospagimin e taksave prej 6.6 milionë eurosh në vitin 2018./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.