Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gati ligji për legalizimin e kanabisit/ PD: Projekt pabesie ndaj shqiptarëve

17:21 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 62517bb02fa18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike, përmes anëtares së Kryesisë, Eleina Qirici, e konsideron legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, një projekt të pabesë të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ajo akuzoi shefin e qeverisë se e ka kthyer Shqipërinë në vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

“Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie. Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin. Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara për vitin 2022, Shqipëria renditet e shtata në botë për origjinën, nisjen dhe transitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Këtu nuk ka lajm, sepse raporti pasqyron një fakt që Partia Demokratike e thotë, e thekson, e bërtet prej kohësh.

Partia Demokratike ndjen keqardhje për murin e turpit ku e varin Shqipërinë raportet ndërkombëtare, siç është edhe ky i fundit. Faji nuk është i raporteve, por i qeverisë në krye të vendit.

Kriza nuk zgjidhet duke hapur një krizë tjetër.

Së pari, Shqipëria e Ramës nuk është Amerika dhe as Holanda, me institucionet e kontrollit dhe të balancës. Pra, nuk ka siguri se, ai që shitet si legalizim për qëllime mjekësore, nuk është formalizim i trafikut të drogës.

Së dyti, përvoja rajonale, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se një sipërmarrje e tillë është një dështim.

Së treti, nga tradita e partneriteteve të qeverisë, ne dyshojmë se, me të njëjtat metoda dhe të njëjtët njerëz, nuk do kemi më shumë se koncesionin e radhës të tarafeve dhe monopolizimit.

Me këto nisma, jo transparente, Shqipëria është në rrezik”.

Eleina Qirici legalizmi i kanabisit PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.