Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gati lista e fituesve për kredi të butë – Mbyllet faza e dorëzimit të dosjeve, mbi 2400 aplikantë!

15:29 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia e Tiranes Tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka mbyllur edhe fazën e dytë të aplikimit për kredi të butë në kryeqytet. Aplikantët kanë pasur afat deri më 21 Mars për të dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë dhe tashmë . Drejtoria e e Strehimit Social do të kalojë në filtër të gjitha dosjet e dorëzuara për të parë përputhshmërinë e tyre me kriteret e vendosura dhe më tej do të shpallet lista finale e fituesve, të cilëve do t’u hapet drita jeshile për të përfituar kredi me interes fiks prej 3 për qind dhe me afat mbi 15 vjet.

Interesi për këtë formë kreditimi e cila aplikohet çdo vit është i lartë, pasi qytetarët pavarësisht luhatjes së normave të interesit, paguajnë një këst kredie të njëjtë për të gjithë periudhën e kreditimit.  Në total janë afro 2400 individë të cilët kanë plotësuar kriteret në formularin TIP të dorëzuar në fazën e parë, të cilët kanë dorëzuar edhe dosjet e plota për të përfituar nga programi i strehimit “Për subvencionimin e interesave të kredisë”.

Ky program synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para për për qytetarët, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.  Kriteret bazë për përzgjedhjen e përfituesve do të jenë: individë të cilët kanë mbushur 18 vjeç; që nuk kanë në pronësi një banesë apo që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit; dhe familje që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar nga Bashkia.

Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 4.4  milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.5 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.