Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

“Gati për të lëshuar diçka shumë të madhe…”

15:46 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës kërkoi ndjesë për një postim në Twitter, ku thuhej se ishte gati për “të lëshuar diçka shumë herë më të madhe” se topi në Times Square të New York.

Mesazhi, i postuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve, shoqërohej nga një video ku shfaqej një bombardues B-2, që lëshonte armë.

Komanda Strategjike e fshiu postimin, duke e zëvendësuar atë me një tjetër, kur kërkonte ndjesë dhe e cilësonte “pa vend”. Megjithatë, incidenti shkaktoi jo pak zemëratë në internet.

Sipas BBC, postimi u bë disa orë përpara hedhjes së përvitshme të topit, në majë të One Times Square, një qiellgërvishtëse në New York, që shënon nisjen e vitit të ri. Tradita nisi në vitin 1907. Një top i madh i shndërritshëm zbret nga 43 metra lartësi, 60 sekonda para mesnatës, duke arritur poshtë me nisjen e vitit të ri.

Në postimin e Komandës Strategjike shkruhej: “Tradita në TimesSquare nis në New York me hedhjen e topit të madh… nëse do të jetë ndonjëherë e nevojshme, ne jemi gati për të hedhur diçka shumë, shumë më të madhe”.

Kritikët nuk u kursyen dhe e dënuan ashpër Komandën. Ish-kreu i Zyrës Amerikane të Etikës, Walter M Shaub Jr, shkruajti: “Çfarë maniakësh po e drejtojnë këtë vend?”

Komanda Strategjke Amerikane është një prej 10 komandave të unifikuara në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Ajo ndodhet në Bazën Ajrore Ushtarake Offutt, në Nebraska. Slogani i Komandës është “Paqja është profesioni ynë”, që në mënyrë ironike u përdor gjithashtu si hashtag në postimin në fjalë

bbc madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BBC: Ukraina intensifikon sulmet ndaj autokolonave ruse me dronë me inteligjencë artificiale

12:31 / May 30, 2026

Prani e madhe policore pas të shtënave jashtë Shtëpisë së Bardhë

13:19 / May 24, 2026

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

10:50 / May 15, 2026

“BBC” do të shkurtojë 2 mijë vende pune brenda dy viteve

11:21 / April 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.