Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazeta australiane nxjerr fotot: Si po “lulëzon” mafia shqiptare, emigrantë që kontrollojnë tregun e kokainës

16:58 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16bb7ff2819c4d54cab37454209e28a3b0c7dce1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtrirja e grupeve kriminale me origjinë shqiptare po kthehet në shqetësim për qeverinë në Australi.

Në një shkrim të publikuar në “The Age” thuhet se sindikata e krimit të dhunshëm të drejtuar nga emigrantët shqiptarë po shfrytëzojnë viza false për të hyrë në territor, që më pas kontrollojnë tregun e kokainës atje.

Zyrtarët shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit kanë lëshuar paralajmërime të përsëritura në raportet konfidenciale të shpërndara në Punët e Brendshme se mafia shqiptare ka rrënuar në mënyrë strategjike sistemin e migracionit për më shumë se një dekadë, për të ndërtuar sipërmarrje të fuqishme kriminale.

Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale paralajmëroi zyrtarët e Punëve të Brendshme se “Krimi i Organizuar Shqiptar” përbënte një kërcënim të lartë për Australinë, duke pasur parasysh aftësinë e saj për të shfrytëzuar programet e migracionit.

Gazeta në fjalë ka renditur si rast të rëndë përfshirjen e dy vëllezërve Diego dhe Albert Biba në ngjarje kriminale.

Albert Biba mbërriti në Australi në gusht 2013, duke përdorur një pasaportë greke dhe një emër të rremë.

Por gjatë kohës që po mundohej t’i fitonte letrat, ai u përfshi në trafikun e drogës dhe në një vrasje.

Në tjetër rast interesant është edhe Ilir Gavoci, i cili hyri në Australi në vitin 2014 me një vizë të përkohshme dhe që atëherë ka qëndruar këtu, pavarësisht se është përballur me akuza të rënda penale në Shqipëri.

Në vitin 2007, ai u dënua për vrasjen e dy personave në tavernën e tij në qytetin shqiptar të Shkodrës.

Megjithatë, ai nuk u arrestua kurrë për krimin dhe në vitin 2012, prokurorët në kryeqytetin shqiptar kërkuan anulimin e dënimit për shkak se Gavoci nuk ishte arrestuar kurrë për këtë çështje.

Në maj 2020, prokurorët e Tiranës sekuestruan 400 mijë dollarë, pasi një person po i transferonte në llogarinë e Ilirit në Australi.

Albert Biba Australi Diego Biba The Age
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.