TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Heq fanelën bardheblu, për të veshur atë kuqezi, Seferi: “Synojmë vendin e parë, kemi grup të fortë”

13:41 / May 28, 2022

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Dhëndri i Berishës komenton listën e kandidatëve të Kryesisë së PD-së: Do të doja dhe 4-5 miq të mirë

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Përfundon votimi për 47 emrat që garuan për 20 vende në Kryesinë e PD

13:15 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Gazeta italiane: Vuçiç si “Putini i vogël”, Perëndimi të reagojë sa s’është vonë

12:27 / April 23, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazeta italiane shkruan se lufta që ka nisur Putin në Ukrainë, ka nxjerr në pah armiqtë e tij në Perëndim, megjithatë ka zbuluar edhe ata që në një mënyrë pak a shumë të fshehtë e simpatizojnë Putinin dhe janë të gatshëm që ta marrin Putinin si një model që duhet ndjekur.

Këtu përmendin veprimet e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan në Kurdistan, ato të presidentit kinez Xi Jingping në Tajvan, dhe kërcënimet që Aleksander Vuçiq ia ka bërë Kosovës. Gazeta italiane teksa e përmend Vuçiqin, i referohet si “fans” i Vladimir Putinit.

“Me pakë fjalë, duket se shumë Putin të vegjël po e gjejnë guximin që t’i shfaqen botës, me një sërë veprimesh që kërcënojnë paqen globale”, shkruan “Lanotiziaregionale.it”.

Gazeta italiane kur flet për kërcënimin e Kosovës nga Serbia, përmend përballjen e fundit të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz në Këshillin e Sigurimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikola Selakovic.

Gazeta italiane kujton të kaluarën e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa thekson se po të ishte për Beogradin sot nuk do të kishte një shtet kosovar me kryeqytet Prishtinën.

“Lanotiziaregionale.it”, thotë se duket që mosmarrëveshjet e vjetra, që për një kohë dukeshin të harruara, po kthehen për t’ia vënë flakën Ballkanit. Këtë gazeta italiane e thotë teksa e përmend gjuhën e ashpër ministrit të jashtëm serb, Nikola Slekaovic, në Këshill të Sigurimit gjatë përballjes me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gazeta italiane këtu thekson deklaratën e Selakovicit kur atakon Gërvallen me fjalët “Gërvalla flet për kasapët e Ballkanit, por nuk kujton se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë i ashtuquajturi ish-president Hashim Thaçi dhe i ahstuquajturi ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në burgun e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte për UÇK’në”.

Teksa përmendin këtë deklaratë të Selakovicit, në një paragraf më poshtë, gazeta italiane shkruan se “duhet të merren masa para se të jetë tepër vonë”.

“Lanotiziaregionale.it” shkruan se para konfliktit në Ukrainë, fraza të tilla të Selakovicit do ishin cilësuar si një shpërthim momenti, megjithatë thonë se kur deklarata të tilla vijnë pas luftës që Putin ka nisur në Ukrainë “nuk mund të qëndrojmë të shurdhër”, përballë këtyre provokimeve, e që sipas gazetës italiane, janë provokime të cilat duket se e lidhin luftën e Rusisë në Ukrainë me situatën në Ballkan.

Këtu gazeta italiane përmend faktin se Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës, sikurse Putini që nuk e njeh atë të Ukrainës. Përveç kësaj, “Lanotiziaregionale.it” thotë se në veri të Kosovës ka territore që e ndjejnë veten të lidhur me Serbinë dhe bën një krahasim me rajonit e Donbass-it.

Tutje përmendin edhe protestat në veri kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ku serbët brohoritnin “Ne i besojmë vetëm presidentit Vucic”.

“Për të mos përmendur që nëse Putin thotë se dëshiron të godasë nazistët në Kiev dhe Erdogan thotë se dëshiron të sulmojë terroristët në Kurdistan, Vuçiç duket se konceptualisht dëshiron të rreshtohet me të dy”, shkruan “Lanotiziaregionale.it”.

Në fund gazeta italiane shkruan se është evidente që ekziston rreziku, meqë Serbia ka disa muaj që lëviz trupat afër kufirit, dhe potencon se lëvizje të tilla nuk lënë shije të mirë.

“Një situatë që rikujton edhe një herë atë që është parë tashmë në Ukrainë dhe për këtë arsye, për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së shkuarës, Perëndimi nuk duhet të presë që situata të degjenerojë, por të ndërhyjë përpara se kjo të ndodhë, duke ruajtur paqen”, përfundon “Lanotiziaregionale.it”./Express

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Heq fanelën bardheblu, për të veshur atë kuqezi, Seferi: “Synojmë vendin e parë, kemi grup të fortë”

13:41 / May 28, 2022

Dhëndri i Berishës komenton listën e kandidatëve të Kryesisë së PD-së: Do të doja dhe 4-5 miq të mirë

13:22 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022

Turqia nis anijen ushtarake përmes ishujve grekë

13:06 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Heq fanelën bardheblu, për të veshur atë kuqezi, Seferi: “Synojmë vendin e parë, kemi grup të fortë”

13:41 / May 28, 2022

Dhëndri i Berishës komenton listën e kandidatëve të Kryesisë së PD-së: Do të doja dhe 4-5 miq të mirë

13:22 / May 28, 2022

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”. Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

13:20 / May 28, 2022

Në fund të karrierës si President Meta bënë “Mjeshtëra të Mëdhenj” të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Teatrit…

13:12 / May 28, 2022
Te fundit

Heq fanelën bardheblu, për të veshur atë kuqezi, Seferi: “Synojmë vendin e parë, kemi grup të fortë”

13:41 / May 28, 2022

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 2022

Dhëndri i Berishës komenton listën e kandidatëve të Kryesisë së PD-së: Do të doja dhe 4-5 miq të mirë

13:22 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.