Tmerr!!! Unë kam neveri për gazetarët me dy ora! Kam neveri për shkëlqimin e tyre të rremë prej 30 mije eurosh! Unë kam neveri për gazetarët që si mision kane paradhomën e deputetit, ministrit, kryeministrit apo kryetarit te bashkisë. Kam neveri edhe për ata gazetare qe profesionin e kane kthyer ne opinionisto-analisto- gjitholloge ku e vërteta përdridhet sipas interesit momental. Kam neveri edhe per ata qe bëjnë gjoja si te pavarur, duke bere intelektualin “par excellence” nëpërmjet populizmit fals, gjoja me një shqetësim te thelle intelektual ne “momentum”. O pika!!! Qe para viteve 90 kam qene nje ndjekës i thekur i televizioneve italiane. I përkas brezit qe u rrit me përpjekje te përditshme per ta ngritur sa me larte antenën e tv sepse ne këtë mënyrë para dhe pas programeve te TVSH dilte Rai Uno. Aty pashe për here te pare Sanremon, pashe për here te parë Celentanon dhe Battistin, aty mesova italishten. Aty njoha Maurizio Costanzon dhe Giovanni Minolin, e me pas Michele Santoron dhe Gad Larnerin. Pas viteve 90, kur antena nuk hynte me ne pune, aty pashe për here te pare Massimo Giletti. Massimo Giletti është gazetar prej 35 vitesh. Giletti nuk ka dy ora nga 30 mije euro.
Ai vesh te njëjtin kostum para kamerave, here- here harron te vere kollaren; jeton i vetëm, ne një shtëpi normale, pa salltanete. Giletti është një nga ata gazetare qe ja dedikoi jetën luftës kundër “Cosa Nostra”. Reportazhet e tij ne skutat me te errëta te malavitës janë emblema te gazetarisë italiane. Ai ja dedikoi jetën demaskimit te krimit dhe korrupsionit; nuk beri kurrë kompromis me te vërteten. Për ketë arsye, Massimo Giletti, një dite te bukur rreth 10 vite me pare u përzu nga RAI – si nje ” zevzek” qe nuk duhej pasur neper këmbë. Qe prej asaj kohe, Giletti e ndërtoi emisionin e tij “Non e l’arena” pranë një televizioni privat, Tv7. Pronari, Urbano Cairo, biznesmen i madh, president i klubit futbollit Torino, parashikoi ndershëm ne kontratën e Gilettit lirine e tij absolute ne kërkim te se vërtetës. Sot, ne Itali, ky emision përfaqëson një prej dritareve me te ndjekura dhe me te guximshme.
