Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gazetari, ditë e zeza për politikën, ngritja e SPAK-ut, gati të nisë ndëshkimi

23:03 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkim Koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga dita e nesërme ‘ethet’ do të pushtojnë gjithë politikën shqiptare dhe ‘bandën’ e drejtësisë së kalbur. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë nga e hëna procedurat për ngritjen e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion njohur ndryshe si SPAK, struktura që do të fundosë të inkriminuarit dhe të korruptuarit në nivelet më të larta. Mbledhja e nesërme do të mbahet në ambientet e ish-KLD, ku pritet të emërohen në detyrë edhe 6 magjistratët, të cilët prej 4 muajsh kanë mbetur pa punë dhe pa pagesë pasi nuk u emëruan. Shkak për mosemërimin e tyre u bë kufizimi i kompetencave të kryeprokurorit me ndryshimet ligjore dhe reformën në drejtësi. Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Prokurorët e Posaçëm, në ushtrimin e funksioneve të tyre, veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë. Prokurorët e posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme, të dhëna me shkrim nga prokurori më i lartë, sipas këtij ligji. Prokurori më i lartë nuk mund t’i japë udhëzime një Prokurori të Posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes. Ndërsa prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK do të kenë kufizime dhe kontrolle në komunikimet elektronike jo vetëm të tyre por edhe të familjarëve të cilët do ti nënshtrohen kontrollit.

Bashkim  Koci , gazetar

koci koment ndeshkimi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do të ndante kokainën nga plehu organik në Fier, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

09:57 / June 3, 2026

Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie

13:07 / May 29, 2026

Fatmir Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK

21:30 / May 28, 2026

Familja e Aleks Nikës i dërgon letër të hapur ambasadorit të BE-së: Hetimi për 21 Janarin ka ngecur, SPAK nuk po vepron

21:00 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.