Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Gëzim Çela urdhëroi vrasjen e bankierit Artan Santos

16:03 / October 12, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6527fad98fea2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i njohur Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë tronditëse për trafikantin ndërkombëtar të drogës, Gëzim Çela. Ai ka treguar në emisionin “Top Story” se Gëzim Çela është personi që ka urdhëruar vrasjen e bankierit Artan Santos në mes të Tiranës.

Sipas gazetarit, shkak është bërë kapja e një ngarkese të madhe me kokainë për të cilën trafikanti  nga Fushë Kruja i kërkuar tashmë dhe nga SPAK, kishte lënë 2 milionë dollarë garanci në bankën e Santos.

“U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në këtë periudhë, meqë DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë lekët u arrestua në Rinas. Kolumbianët vetë pësuan një humbje të dyfishtë, humbën sasinë e drogës, 250 kg, humbën dhe këtë garancinë bankare sepse kolumbiani u kap.

Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës”, u shpreh gazetari.

Për të vërtetuar deklaratën e tij, Ferdinand Dervishi tha se ka të ruajtur dhe një deklaratë publike të ministrit të kohës Saimir Tahiri, se vrasja e Artan Santos ishte bërë pikërisht për të çuar zhurmën diku tjetër, shumë larg.

“Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës”, përmbylli ai.

Ferdinand Dervishi: Me kalimin e kohës është bërë grosist i trafikut të drogërave drejt Italisë dhe Francës. Di që ka një dënim në Itali, 11 vjet. Kërkohet nga Franca përmes Interpolit. Historia më e madhe e tij është ajo e vitit 2014, në periudhën që ka qenë operacioni në Lazarat. Ky njeri është dhe subjekt i DEA-s amerikane. DEA Amerikane këtë njeri e ka me qark të kuq dhe e ndjek vazhdimisht.

Grida Duma: Po si ka mundësi që shpëton Ferdinand?

Ferdinand Dervishi: Po sepse jeton në Shqipëri. Në viti 2014, në momentin që ishte policia e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos vetë DEA që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet më tej.

Mendojnë se Policia shqiptare, ose nuk e besojnë, ose mendojnë që po merret me Lazaratin. Për këtë arsye e shtyjnë të shkojë në Mal të Zi. Shkon në Mal të Zi dhe kapet. Në këtë histori ishin kolumbianët në mes. Kolumbianët në atë kohë punonin me garanci. Nëse kjo kapej, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri, një sasi dollarësh, 2 milionë dollarë që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga ky person që po flasim, Gëzim Çela.

U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në këtë periudhë, meqë DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë lekët u arrestua në Rinas. Kolumbianët vetë pësuan një humbje të dyfishtë, humbën sasinë e drogës, 250 kg, humbën dhe këtë garancinë bankare sepse kolumbiani u kap.

Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës.

Dhe në atë kohë, që të vërtetohet kjo çfarë them, ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht, e kam ruajtur dhe videon sepse kisha merak, ka thënë: “Ishte një vrasje që duhet të dëgjohej larg.” Pra në Kolumbi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

18:12 / July 18, 2025

Gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, babai: Drejtësia të vihet në vend për vajzën time

17:55 / July 18, 2025

Pranvera Kastrati drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie, do punojë për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

17:37 / July 18, 2025

Synimi i qeverisë, Rama: Pagesat do të bëhen pa para cash

17:01 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.