Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari investigativ: “Drita e kuqe” për Jamarbrin u ndez në Gjermani kur i kaloi së bijës 320 mijë euro

16:37 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mallteyi berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i është përmbajtur një linje më dokumentuese sa i përket aferës me sportklubin Partizani. Në emisionin ‘3D’ në RTSH ai ka sjellë në vëmendje historinë e privatizimit të ish- klubit Partizani, duke theksuar se prona që është përfituar për ndërtim është dëmshpëblyer nga autoritetet italiane para lufte.

Për herë të parë Doçi publikoi në emisionin ‘3D’ se në vitin 2021, në Gjermani ka patur një hetim, lidhur me transaksionet e zotit Malltezi.

“Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka kaluar të bijës 320 mijë euro në llogari bankare dhe institucionet i kanë kërkuar llogari. Vlera e investimit të deklaruar nga vajza thotë se është 55 milion euro. Pyetja është ku i kanë gjetur 55 milion euro kur ata kanë një kredi prej 1 milion euro?”, tha Doçi.

Sipas tij, në rastin e kësaj dosje prokuroria ka ndjekur paranë.

“Është dosja e dytë e kopsitur pas dosjes së Arben Ahmetajt dhe është dosje ‘ala FBI’, sepse është ndjekur vetëm paraja. Ka fakte, ka episode korrupsioni dhe pastrim parash. Jamarbër Malltezi është ish- pronar pretendent i 113 m2 tokë. Të gjitha pronat kufitare janë dëmshpërblyer. Pikërisht kjo pronë nuk rezulton të ketë dokumente. Ka dyshime të forta që dokumentet nuk gjenden në Arkivën e Shtetit, e cila është drejtuar nga i ati i Jamarber Malltezit. Shumicat e parave janë kaluar npërmjet bankave të nivelit të dytë, duke i kaluar në shuma nën 10 mijë euro dhe raportet janë mbyllur sikur çdo gjë ka qenë ne rregull. Vjehrri i tij për të tjetërsuar këtë pronë ka miratuar dy ligje të veçanta ka ndryshuar 8 VKM ku njeri prej tyre është ai për sportin dhe në 2008-tën Berisha ndryshoi ligjin e 2005-ës”. Për këtë është ndryshuar edhe ligji, i cili ndalonte privatizimin e objekteve socialkulturore.”, tha Doçi.

Adriatik Doçi investigativ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.