Gazetari Spartak Koka ka treguar detaje për dënimet për veprat penale të tjera të 21-vjeçarit që ekzekutoi sot policin. Në vitin 2018, i riu ka detyruar të dashurën e tij që të kryente marrëdhënie seksuale para dy shokëve të tij.
“Aldi Rama ka qenë i parkuar me një makinë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, Kristian Sherri dhe Armando Marku dhe ai ka qenë në makinë në pjesën e pasme të mjetit, kanë qenë duke pirë lëndë narkotike… Tre punonjës policie, mes tyre Saimir Hoxha, shefi i krimeve të komisariatit të Lezhës dhe ZPZ e zonës kanë dalë për kontroll të territori dhe kanë parë një makinë dhe iu ka bërë përshtypje makina. Policia e Lezhës duhet të sqaroj për nëse kanë shkuar me plan masash apo për të marrë informacione të tjera. Aldi Rama ka qëlluar menjëherë drejt policisë, a ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo ka probleme të karakterit të tij. Në vendimin e gjykatës në vitin 2018 Aldi Rama ka qenë i dhunshëm, përdorte lëndë narkotike dhe ka detyruar të dashurën të kryej marrëdhënie seksuale para dy shokëve te tij”, tha Koka për Opinion.