Muri kinez është një nga vendet turistike më të vizituara në Kinë, ku edhe politika shqiptare e ka parë nga afër. Sali Berisha në vitin 2009 atëherë kur ishte kryeministër gjatë një vizite në Kinë vizitoi Murin Kinez.
Zyra e shtypit trumbetoi me të madhe në atë kohë se kreut të qeverisë i ishte akorduar nga autoritetet lokale, një çertifikatë si kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.
Gazetari i njohur Rezart Xhaxhiu i cili ka vizituar vetë Murin Kinez tregon se certifikata është thjesht simbolike dhe mund ta marrë kushdo si kujtim pas ngjitjes së 1500 shkallëve. Demaskim i propagandës së Sali Berishës dhe atyre krah tij të cilët me gënjeshtrat bëjnë gjithçka për të errësuar sytë e shqiptarëve.
“Kujtuam duke qeshur rekordin e Berishës me te 1500 shkallët e tij të ngjitura gjatë vizitës në 2009. Dhe më pas certifikaten që iu akordua per këtë “përpjekje”. “Nëse dëshironi ju paisim edhe juve”, na tha guida jonë. Mjafton të paguani 40 juene/5 euro”.
