Gazetari Eni Ferhati ka treguar më shumë detaje në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit, 37-vjeçarit, që u ekzekutua me breshëri plumbash në Sukth në shtator të këtij viti.
I ftuar në emisionin “Në shënjestër”, gazetari tha se janë sekuestruar 40 kamera në të gjithë aksin që ka përshkuar viktima dhe autorët.
Ai thotë se autorët janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë studiuar mjaft mirë zonën pasi kur janë larguar kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të humbur gjurmët.
Sipas gazetarit është një ngjarje ku mund të kenë marrë pjesë 3 autorë.
Më tej ai theksoi se, kjo ngjarje është tipike me ato ngjarje ku personazhet shqiptarë përfshihen në krime jashtë vendit, pasi në Shqipëri autorët kanë më shumë guxim ndjehen më të sigurt për të kryer krime.
“Në të gjithë aksin që ka përshkruar janë sekuestruar 40 kamera sigurie. Autorët janë treguar të kujdeshëm, e ka njohur mirë zonën. Kur janë larguar kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ka qenë në ruajtje gjatë gjithë kohës. Është një ngjarje ku mund të kenë marrë pjesë 2 ose 3 persona. Kjo ngjarje është tipike me ato ngjarje ku personazhet shqiptarë përfshihen në krime jashtë vendit.
Në Shqipëri autorët kanë më shumë guixim ndjehen më të sigurt për të kryer krime. Dy telefonat janë sekuestruar, në njërin prej të cilit kishte një numër jo shqiptar, janë shpresa e hetuesve për të shkuar në një pistë konkrete. Po punohet edhe me disa komponentë të tjerë me të cilët ai mund të ketë qenë në konflikt”, tha Ferhati.
