Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarja denoncon vjedhjen e kompanisë One Albania: Pagova më 29 mars, më kërkon të paguaj sërish më 18 prill

11:45 / April 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
340645825 197410669669777 2920112803920888283 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë me dhjetra denoncime në rrjetet sociale dhe në emailin e redaksisë në lidhje me shërbimin e kompanisë One Albania.

Krahas problemeve me shërbimin, sëfundmi abonentët e kësaj kompanie janë ndjerë të vjedhur kur kanë parë që fatura mujore që ata paguajnë është 20 ditëshe.

Rastet janë të shumta, por ne po ju sjellim një denoncim konkret të gazetares së News 24 Aurora Golemi, e cila deklaron se ndonëse ka paguar faturën më datë 29 mars, në celular i ka ardhur mesazhi që duhet të paguajë faturën më datë 18 prill.

“Faleminderit One Albania për…faturën 20 ditëshe!

Hey One Albania nuk më pëlqen fare më kështu siç je bërë pas procesit të “unifikimit”.

Dështimet e tua po i hamë përditë dhe me lezet. Po i shtohem edhe unë “ushtrisë” së abonentëve të indinjuar.

Kam paguar faturën e paketës më datë 29 mars 2023, por sot njoftohem se afati i pagesës është më datë 18 prill 2023.

Nga llogaritjet rezulton se do të përfitoj shërbim vetëm 20 ditë! Kur në fakt shërbimin mujor sipas kontratës e kam 28 ose 30 ditë.

Përse duhet të paguaj shumën e plotë kur shërbimin e marr vetëm për 20 ditë, në të kundërt statusi i kartës sime do të kthehet nga aktive në joaktive

Kjo “zhvatje e vockël” nuk po më ndodh vetëm mua, kam dëgjuar me dhjetra histori të ngjashme këto ditë nga kolegët.

A ke të drejtë “One Albania” të bësh ndryshime në kontratë, nëse ka gjithmonë, pa më lajmëruar?

A po më shkelen të drejtat e mia si konsumator Autoriteti i Konkurrencës? Mendoj se po! Ankesën ua kam nisur. Tani just do your job!”

Nuk dihet nëse Autoriteti i Konkurrencës do të veprojë, apo do të heshtë edhe për këtë rast, ku barra bie mbi qytetarët.

340606807 2854730547993695 5818655314715530126 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërndahen 6 milionë euro për fëmijët nën 18 vjeç-Rreth 40 mijë tatimpagues marrin paratë e DIVA, tatimet vijojnë rimbursimin

12:06 / August 4, 2026

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.