Gazetarja e njohur merr shkrimin ‘copy- paste’ nga prestigjozja ‘The Guardian’ dhe i vë emrin e vet te Vitrina e Librit
Një rast që nuk mund të kalonte pa zhurmë në rrjetet sociale.
Gazetarja e njohur Monika Stafa që bën ‘Vitrinën e Librit’ në Top Channel, ka marrë një artikull ‘copy-paste’ nga prestigjozja ‘The Guardian’ dhe i ka vendosur emrin e saj.
“Vitrina e Librit/ Kur romanet vrisnin “zogj”! Është ky artikulli i kopjuar tërësisht nga shkrimtari John Mullan i cili e ka shkruar këtë që më 23 dhjetor 2019 dhe tanimë, gazetarja na e servir si lajm të ri dhe të vetin, më 10 shkurt 2020.
Njerëzit e vëmendshëm të kulturës e kanë vënë re dhe kanë nisur të komentojnë nëpër rrjet por edhe të akuzojnë gazetaren Stafa për vjedhje.
Nuk dihet se pse një gazetare e vjetër dhe me përvojë si Monika Stafa ka zgjedhur të marrë punën e dikujt tjetër dhe ta përvetësojë, në një kohë që mund të merrte vetëm atributet e përkthimit e jo të autorësisë, që në fakt i takojnë britanikut Mullan. Më poshtë artikulli i publikuar nga The Guardian dhe Vitrina e Librit./Newsbomb.al


