Pas dëmeve të shumta që la pas tërmeti i 26 nëntorit që shkundi vendin, shumë ndërtesa dhe pallati dolën jashtë funksioni disa të tjerë ekspertët i cilësuan si të banueshëm por që kishin nevojë për rikonstruksion.
Me anë të një postimi në rrjetin social gazetarja Klodjana Haxhiaj kishte menduar se pallati i saj do të riparohej për dëmet që i kishte shkarkuar tërmeti, pasi ekspertët e huaj e vlerësuan me DS3, por vendimi i fundit i Këshillit të Bashkisë Durrës e ka surprizuar.
Rastësisht nga një bisedë mes fqinjëve të saj dhe “të plotfuqishmit” të lagjes siç e quan ajo, ka marrë vesh se Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor kërkonte informacione për pallatin e saj, në të cilin banon edhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Doda.
Gazetarja Haxhiaj ka telefonuar më pas kryetarin e Rajonit, Leonard Kocën, i cili i është përgjigjur vetëm me fjalët: “Klod nuk di ç’të them, shkoni në Bashki e bëni derman”.
Pas kësaj bisede jo shumë shpresëdhënëse ajo ka telefonuar nënkryetarin e Bashkisë Durrës, Florian Tahirin, i cili i thotë se pallati i saj do prishte, pasi ka ardhur ekspertiza nga Instituti i Ndërtimit.
Edhe pse asgjë nuk dihej nga banorët, nënkryetari i Bashkisë i thotë se vendimi ka kohë që është miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Pas këtyre telefonatave zhgënjyese, gazetarja shprehet se ende nuk e di se pse pikërish pallati i saj duhet të shembet, kur ka shumë banorë të pallateve të tjera që kërkojnë shëmbjen e pallatit të tyre, pasi dëmet janë shumë më të mëdha.
“Në protesta të vazhdueshme janë banorët që kërkojnë ekspertizë të thelluar pasi pallatet u janë anuar nga 60 centimetra në shume lagjje. Po ata nuk e kanë fatin e pallatit tonë që kemi komshie zëvendësministren e brendshme, e cila një prej apartamenteve e ka në pallatin tonë”, shkruan ndër të tjera gazetarja.
Sipas Haxhiajt, “gojët e liga” thonë që pallatet do prishen për t’u hapur trualli, por ajo dëshiron të besojë se pallatet do të rindërtohen, edhe pse askush nuk e di si do të jetë fati i tyre.
Gjithë kujtimet e banorëve të atij pallati do të rrënohen, gjithë sakrifica e shumë viteve do të shkojë dëm sepse dikujt iu “shkrep” në mendje që edhe pse pallati nuk ka nevojë të shembet, ta hedhë përtokë, duke i lënë dhjetëra familje në mëshirë të fatit.
Postimi i plotë i gazetares Klodjana Haxhiaj:
