Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarja përlotet live në emision, ndan historinë e saj: Im atë vuajti 3 vite në krevat

17:38 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erjona Rusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një postimi në ”Instagram” gazetarja Erjona Rusi ka ndarë videon ku shihet që përlotet në emision.

Krahas videos, Rusi tregon se si babai i ka vuajtur 3 vite në krevat i paralizuar si dhe sorollatjet e institucioneve.

Rusi ka treguar se shteti i ka sorollatur nëpër institucione për të marrë kemp-in dhe historia e gruas që u paraqit në emision ishte e ngjashmë me atë të sajën. Gazetarja shkruan se gjatë kësaj kohe iu kujtua indiferenca dhe përpjekja e tyre për të gjetur një karrocë për të atin.

“Për të gjithë ata që më kanë shkruar sot, sidomos disa miq të shqetësuar. Së pari, ndjesitë, nuk kontrollohen edhe kur jemi live. Së dyti, natyrisht që ne trajtojmë çdo ditë histori nga më të ndryshmet e disa prej tyre shumë të vështira. Por sot pati edhe një specifikë që më preku më shumë, bashkëshorti i këngëtares Luljeta Përbasha, i cili dergjej në atë krevat e vetëm qante. Im atë, që i ndritë shpirti, vuajti 3 vite në krevat i paralizuar.

Dhe kur Luljeta përmendi karrocën e invalidit, mu kujtua sa u përpoqëm për të gjetur një karrocë për babin. Mu kujtua shumë mirë edhe indiferenca apo më saktë mungesa e humanitetit nëpër institucione, sa herë duhej rinovuar kemp-i i tij.
Unë e di fort mirë e madje e kam hequr në shpirt mënyrën se si ky shtet i përjashton dhe i braktis njerëzit e sëmurë terminalë, ata me aftësi të kufizuara apo këdo që ka nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor.

Ndaj veç zërit të asaj gruaje që kërkonte sot ndihmë, ndjeva “britmën” e pazëshme të të shoqit që prej 7 vitesh nuk shihte dritën e diellit. Atë britmë që kërkon thjesht e vetëm një gjë: Të jetojë me dinjitet e të marrë gjithë përkujdesjen që meriton si qënie njerëzore. p.s: Mjerimi i kësaj familje është një turp për të gjithë, jo vetëm për shtetin që kujtohet për artistët vetëm kur vdesin por edhe për të gjithë ne si shoqëri. Mu kujtua i ndjeri dhe i madhi Tonin Tërshana. I dhanë një banesë sociale pas 20 vitesh dhe vetëm 20 ditë para se të vdiste. A ka më turp e gjynah se kaq?”, shkruan Rusi.

https://www.instagram.com/p/CFiMs6RHjuq/?utm_source=ig_web_copy_link

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.