Gazetarja Ardita Dunellari, mbyll karrierën me Zërin e Amerikës për të filluar një punë të re me Departamentin e Shtetit.
“Ky është emisioni i fundit që prezantoj për VOA pasi së shpejti nis një punë të re me Departamentin e Shtetit pas më shumë se dy dekadash këtu te Zëri i Amerikës”, thotë gazetarja.
Ajo falenderon VOA-n për privilegjin për të mbuluar gjatë më shumë se dy dekadash ngjarje madhore, për të intervistuar figura nga çdo fushë e jetës si dhe për të përcjellë informacion jetik për audiencën.
Gazetarja shprehet mirënjohëse për audiencën që e ndjek prej dekadash Zërin e Amerikës si një besim i besuar lajmesh.